Gattuso transferohet tek Sion

e premte, 15 qershor 2012

Rino Gattuso (Foto: Goal)
Klubi zviceran Sion ka zbuluar se ka transferuar ish-mesfushorin e Milanit, Rino Gattuso.
 

Drejtori sportiv i Sion, Marco Degennaro, i ka thënë Radio Mana Mana se ata tashmë kanë arritur një marrëveshje.
“Ne kemi ecur mirë dhe nesër do të ketë një takim përfundimtar për të kompletuar marrëveshjen”.

“Të gjitha kushtet janë në vend që ky operacion të mbyllet. Sioni i ri do të ndërtohet rreth tij. Gattuso menjëherë kuptua mirë me Presidentin tonë”, ka thënë Degennaro.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum