Silva nuk largohet nga City

e hënë, 4 qershor 2012

David Silva, Foto: AP
Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva, nuk do të largohet nga kampioni i Anglisë gjatë kësaj vere – ka deklaruar agjenti i tij, Julio Llorente.
 

Është spekuluar se 26-vjeçari mund të kthehet në Spanjë, pikërisht te Real Madridi nëse Kaka vendos të largohet, mirëpo duket se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Silva ka një kontratë të gjatë me Manchester Cityn dhe ai çmohet shumë atje”.
“Nuk e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, mirëpo Silva dëshiron të mbetet te City”, ka thënë Llorente për laSexta

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum