Shevchenko i hapur për kthim te Milani

e enjte, 14 qershor 2012

Andriy Shevchenko (Foto: Reuters)
Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, është i hapur për rikthim te klubi pasitë varrë këpucët e tij.


Ukrainasi është lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Dynamo Kiev përfundoi në fund të sezonit të kaluar, dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
“A do të shkoja te Milani si trajner ose drejtor? Ndoshta, kurrë nuk i dihet. Dyert e mia gjithmonë janë të hapura te Milani, gjithmonë kam pasur raporte të shkëlqyeshme me secilin atje, andaj kush e di, ndoshta një ditë”.

“Do të vendos për të ardhmen time pas kampionatit evropian. Nuk e di ende nëse do të vazhdoj të luaj ose jo”, ka thënë Sheva për Gazzetta dello Sport.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum