Ronaldo i zemruar në vetveten

e enjte, 14 qershor 2012

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se ai ishte i nervozuar në vetveten pas dështimit fatal ndaj Danimarkës që ka mundur t’i kushtojë me mos kualifikim Portugalisë.“Po, isha i nervozuar pasi humba rastin. Unë kam mundur të bëj më shumë me rastet që kam pasur, por gjëja e rëndësishme është se ne jemi ende në garë. Tani duhet ta fitojmë ndeshjen tjetër”.
 

 
“Kur ne ishim duke fituar 2:0, ne kemi menduar se ndeshja mbaroi. Ne është dashur të shënojmë një gol të tretë. Ne kemi pasur shumë vështirësi në fund, por e kemi pasur fatin që na mungoi ndaj Gjermanisë”, ka thënë Ronaldo.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum