Reina: E deshëm Benitezin

e premte, 1 qershor 2012

Rafael Benitez (Foto: AP)
Pepe Reina ka deklaruar se shumica e lojtarëve të Liverpoolit e kanë dashur Rafa Benitezin dhe jo Brendan Rodgers, si menaxher të ri.
 

Portieri e vlerëson Benitezin si “më të mirin”, ndërsa edhe lojtarët si Maxi Rodriguez, Lucas dhe Daniel Agger, do ta mirëprisnin një rikthim të tij.

“Për shumë kolegë të mi dhe për mua, Rafa Benitez do të ishte kandidati ideal. Ndoshta nuk jam objektiv për këtë, por ai është trajneri i cili më ka formësuar mua më së shumti. Ai është më i miri”, ka thënë Reina për Mirror.
Liverpooli sot caktoi ish-menaxherin e Swansea, Brendan Rodgers, si menaxher të ardhshëm të skuadrës.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum