Mancini konfirmon interesimin për Van Persien

e premte, 1 qershor 2012

Robin van Persie (Foto: Reuters)
Roberto Mancini ka thënë se Manchester City mund të bëjë përpjekje për të nënshkruar me sulmuesin e Arsenalit, Robin van Persie këtë verë.
 

“Ne do të nënshkruajmë me një sulmues nëse ndonjëri do të largohet gjatë verës. Ne duam t’i mbajmë të gjithë”.
“Van Persie është një lojtar i klasit. Situata e tij është më ndryshe se e Clichy dhe Nasri, kur ne nënshkruam me ta. Ishte vështirë për Wenger t’i mbante ata në Londër”.

“Është e pamundshme të nënshkruajmë me Cavanin për çmimin aktual, Van Persie është më ndryshe. Cavani ka gjithçka. E doja atë kur isha te Interi dhe ai nuk shënonte shumë gola aso kohe”, ka thënë Mancini për Tuttosport

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum