Quagliarella mirëpret Van Persien te Juve

e martë, 12 qershor 2012

Robin van Persie, Foto: Getty Images
Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, do të ishte më se i mirëpritur te Juventusi – ka thënë Fabio Quagliarella.
 

Kampioni i Italisë është në kërkim të një sulmuesi të klasit botëror, ndërsa Edinson Cavani dhe Van Persie janë emrat që po qarkullojnë në media.

“Do të ishte e pakuptimtë të thuhej se mund të ketë çfarëdolloj xhelozie në skuadër (nëse vjen Van Persie dhe paguhet më shumë se të tjerët)”.

“Nëse një futbollist i shkëlqyer si Van Persie i bashkohet klubit, është shumë e kuptueshme se atij do t’i ofrohet një kontratë e mirë. Kjo nuk do të ndikojë në moralin e një skuadre si e jona”, ka theksuar Quagliarella për Sky Sport Italia

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum