PSG kërkon edhe Ibran

e mërkurë, 13 qershor 2012

Zlatan Ibrahimovic (Foto: AP)
Paris Saint-Germain raportohet se dëshiron të nënshkruajë edhe me Zlatan Ibrahimovic, përveç bashkëlojtarit të tij te Milani, Thiago Silva.


Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, dje fluturoi në kryeqytetin francez për të diskutuar shitjen e mbrojtësit brazilian. Por mediat sportive tash raportojnë se drejtori sportiv i PSG, Leonardo, po ashtu ka shprehur interesim për Ibrahimovic gjatë takimit.

Ai ka thënë se parisienët dëshirojnë të ofrojnë 30 milionë euro për suedezin, i cili raportohet se është duke e rimenduar të ardhmen e tij në San Siro.

“Largimi i Thiago Silvas është një humbje e madhe dhe mund ta detyrojë Zlatan të largohet nga Milani”, ka thënë një i afërt i Ibrahimovic për RMC Sport.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum