Pires: Ronaldo më i mirë se Messi

e mërkurë, 20 qershor 2012

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi (Foto: Getty Images)
Legjenda e Arsenalit, Robert Pires, e vlerëson yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, më shumë se atë të Barcelonës, Lionel Messi.


Pires, i cili ka luajtur në Spanjë me Villarrealin, beson se Ronaldo ka më shumë kualitete krahasuar me Messin.

“Për mua, janë Messi dhe Ronaldo, pastaj nën ta janë të tjerët. Por më pëlqen Ronaldo, mendoj se ai ka më shumë potencial”.
“Njerëzit duhet ta lënë atë të luajë në qetësi. Ai gjithmonë ka shumë në shpinën e tij dhe kjo nuk mund të jetë e lehtë. Ai nuk është makinë, ai është një lojtar”, ka thënë Pires

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum