Modric lojtar i United?

e premte, 8 qershor 2012

Luka Modric dhe Gareth Bale, Foto: Getty Images
Manchester United është duke finalizuar transferimin e mesfushorit të Tottenhamit, Luka Modric.
 

The Sun raporton se palët kanë arritur marrëveshje dhe se Modric është në rrugë për Old Trafford.
Bosi i United, Sir Alex Ferguson ka ofruar së fundmi 25 milionë funte, duke e ngritur ofertën në 30 milionë funte bazuar në paraqitjet dhe sukseset e klubit.

Modric do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare të vlefshme 26 milionë funte.
Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet pas përfundimit të Euro 2012

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum