Maxi Lopez ëndërron Juven

e hënë, 11 qershor 2012


Maxi Lopez, Foto: Getty Images
Sulmuesi i Catanias, Maxi Lopez, ka thënë se ëndërron që ta veshë fanellën e Juventusit.
 

Argjentinasi e kaloi gjysmën e sezonit të kaluar te Milani, ndërsa Rossonerët nuk vendosën që ta mbanin atë.

“Nëse Milani nuk mendon më për mua, ëndrra ime është Juve. Është një tjetër klub i madh, një nga më të mëdhenjtë”.
“Ata do të jenë në Ligën e Kampionëve. Ata sapo e kanë fituar Kampionatin para nesh. Nuk do ta kisha problem të transferohesha nga Milani te Juve”, ka thënë Lopez për Tuttosport

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum