Loew: Duhet ta fitojmë ndeshjen e dytë grupore

e mërkurë, 13 qershor 2012

Strategu gjerman, Joachim Loew, i ka urdhëruar lojtarët e tij që të fokusohen në lojën e tyre gjatë ndeshjes ndaj Holandës në kuadër të Grupit B.“Të gjithë e dinë se Holanda është një skuadër që është në nivel të lartë botëror dhe ka qenë e tillë për shumë vite falë kualitetit dhe mënyrës së lojës”.

“Ata gjenden në një situatë të vështirë, sepse e humbën ndeshjen e parë, mirëpo kjo nuk ka rëndësi për ne”.

“Ne duhet të shikojmë se çfarë mund të bëjmë, ne duhet ta fitojmë ndeshjen e dytë grupore”.

“Nuk mendoj se Holanda meritoi të humbte nga Danimarka, sepse patën shumë raste dhe ishin shumë të pa fat”, ka thënë Loew.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum