Leite Kaka ka vendosur të largohet nga Real Madrid këtë verë.
Presidenti i klubit të Sao Paulos, Joao Paulo de Jesus Lopes ka zbuluar dje vendimin e Kaka-s, i cili aktualisht ndodhet në vendlindjen e tij.
“Ai ka vendosur të largohet nga Real Madrid”, konfirmoi presidenti i Sao Paulos.
Real janë të përgatitur që ta shesin Kakan për një çmim prej 25 milionë euro.
Lopes vazhdoi “Kaka beson se Anglia apo Spanja do të jenë dy destinacione interesante për të. Sao Paulo nuk mund ta merr shkaku i pagës së tij astronomike. Është jashtë realitetit të futbollit brazilian”.
Manchester City që një kohë të gjatë po kërkojnë shërbimet e Kakas, ndërsa Chelsea gjithashtu ka kërkuar gjatë afatit kalimtar të dimrit të transferoj reprezentuesin brazilian.