Inter ofron 10 milionë euro për Kolarov

e diel, 17 qershor 2012


Klubi i futbollit italian, Inter i ka ofruar 10 milionë euro Manchester Cityt për mbrojtësin e krahut të majtë, Aleksandar Kolarov, raporton sot shtypi italian.

Menaxhmenti i Interit ka vendosur të marrë këtë hap pasi që javën e kaluar “Citizens” hodhën poshtë ofertën e ‘Nerazurrëve’ prej tetë milionë eurove.

Ish-lojtari i Lazios ka lënë të kuptohet se ai do të donte të kthehet në Serie A, ku do të kalonte më shumë kohë në fushë, pasi që nuk është i kënaqur me mundësitë që po i jep trajneri, Roberto Mancini, i cili sipas reprezentuesit serb po e favorizon më shumë francezin, Gael Clichyn se atë për pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë.

Përveç Interit, edhe Juventus, Lazio dhe Milano kanë shfaqur interesim për ti siguruar shërbime e Kolarovit.
Kolarov këtë sezon me Manchester Cityn është shpallur kampion i Anglisë, ndërsa vitin e kaluar me klubin triumfoi në FA CUP.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum