Franca, në përgatitjet e fundit

e martë, 5 qershor 2012


Përfaqësuesja franceze vazhdon përgatitjet për kampionatin Evropian të futbollit
Skuadra e drejtuar nga Laurent Blanc zhvilloi seancën stërvitore në prag të ndeshjes miqësore me Estoninë, përpara se të udhëtojë drejt Ukrainës

Blanc u shpreh se skuadra e tij duhet të dijë të ruajë qetësinë gjatë kësaj periudhe ndërkohë që ndeshjen e parë Franca do ta luajë me Anglinë.

‘Futbollistët po punojnë shumë mirë-tha Blanc-mendoj se sa më shumë afron evropiani, më shumë presion do të ushtrohet mbi ne, prandaj kam thënë që duhet të ruajmë qetësinë dhe të bëhemi gati për ndeshjen e 11 qershorit’
Më pas, trajneri francez e përqendroi vëmendjen te sfida me Estoninë duke theksuar se ajo mund të konfirmojë faktin se skuadra e tij është në një formë shumë të mirë fizike.

‘Ndeshja me Estoninë mund të konfirmojë faktin që jemi përmirësuar ndjeshëm, sidomos në nivelin e lojës-vijoi Blanc-në stërvitje bëjmë shumë prova që do t’i aplikojmë edhe në fushën e lojës’

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum