Federer – Haas, finalja e ‘Gerry Weber Open’

e diel, 17 qershor 2012


Në finalen e ATP turneut gjerman të tenisit, ‘Gerry Weber Open’ në Halle, do të përballen Roger Federer dhe Tommy Haas.
Zvicerani 30-vjeçar është fitues i pesëfishtë i këtij turneu, ndërsa finalja e të dielës do të jetë e shtata për të në Halle.

Gjermani 34-vjeçar (dikur tenisti i dytë më i mirë në botë, tash i 87-ti) tregoi se nganjëherë mosha nuk ka rëndësi duke arritur në finalen e 23 në karrierë. Në këtë turne para tre vitesh ai siguroi titullin e 12-të në karrierë.

Federer në gjysmëfinale mposhti rusin Mikhail Youzhny (6-1, 6-4), kurse Haas fitoi ndaj bashkëkombësit të tij, Philipp Kohlschreiber (7-6, 7-5)./VeqSport

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum