Varshavë - Luhen sot ndeshjet e Grupit D të Kampionatit Evropian të Futbollit, të cilat do të përballin Anglinë me Francën dhe Ukrainën me Suedinë.
Ndërkaq mbrëmë Kroacia ka mundur me rezultatin 3:1 Irlandën duke marrë kështu dhe kryesimin e grupit C, pas barazimit në ndeshjen e mëparshme mes Spanjës e Italisë. Kampionati Evropian i Futbollit zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. Ai ka nisur më 8 qershor dhe do të përfundojë më 1 korrik.