Djokovic e Federer me vështirësi deri në çerekfinale

e diel, 3 qershor 2012

Roger Federer, Foto: Getty Images
Novak Djokovic dhe Roger Federer kanë përjetuar pengesa reale në rrugën për në çerekfinale të French Open.
 

Tenisti numër një në botë, Djokovic, u kthye nga disavantazhi prej 2-0 në sete, për të triumfuar përballë italianit, Andreas Seppi, me rezultat 3-2 (4-6, 6-7, 6-3, 7-5 dhe 6-3).

Edhe zvicerani Federer u kthye nga disavantazhi prej një seti për të fituar me rezultat 3-1 (5-7, 7-5, 6-2 dhe 6-4) kundër belgut David Goffin.
Federer në çerekfinale do të luajë ndaj fituesit të sfidës ndërmjet Tomas Berdych dhe Juan Martin del Potro, ndërsa Djokovic ndaj fituesit të përballjes në mes të Jo-Wilfried Tsonga dhe Stanislas Wawrinka

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum