Bilic kritikon gjyqtarin

e premte, 15 qershor 2012


Trajneri i Kroacisë, Slaven Bilic, ka kritikuar vendimet e gjyqtarit Howard Webb pas barazimit të djeshëm 1-1 ndaj Italisë.Një gol në pjesën e dytë i shënuar nga Mario Mandzukic i dha Kroacisë një pikë, pasi Azzurët kishin kaluar në epërsi pesë minuta para fundit të pjesës së parë pas një goditje të lirë të shndërruar në gol nga Andrea Pirlo.

 “Shumë trajnerë nuk preferojnë të flasin për gjyqtarët, por unë nuk pajtohem me këtë. Mbase nuk do të jem objektiv, por kishte një penalti në Nikica Jelavic, derisa faulli që i parapriu golit të Pirlos nuk ekzistoi”.
 
“Nuk dua të shkaktoj kundërthënie, por gjyqtari favorizoi Italinë”, ka thënë trajneri kroat.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum