Bayerni transferon Weiser nga Koln

e premte, 1 qershor 2012

Mitchell Weiser, Foto: Reuters
Bayerni i Munichut ka kompletuar transferimin e Mitchell Weiser nga Koln, konfirmuan klubet gjermane gjatë të 
premtës.
 

18 vjeçari është pajtuar që të nënshkruajë një kontratë që zgjatë deri në vitin 2015 dhe futbollisti i ri do të bartë fanellën me numër 23.

“Ne jemi të kënaqur që me transferimin e Mitchell Weiser dhe Emre Can kemi dy prej talentëve më të mirë të rinj gjermanë që do të luajnë në skuadrën e parë”, ka theksuar drejtori i Bayernit, Christian Nerlinger.
Bayerni besohet se ka paguar 500 mijë euro për transferimin e Weiser.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum