Torres vazhdon me Chelsean

e hënë, 28 maj 2012

Fernando Torres, Foto: Reuters
Sulmuesi spanjoll, Fernando Torres, ka deklaruar se do të qëndrojë te Chelsea, pas bisedës që ka pasur me pronarin Roman Abramovich.
 

‘El Nino’ nuk ka qenë i kënaqur me trajtimin që i është bërë te Blutë në sezonin e kaluar duke lënë të hapur mundësinë për një largim të mundshëm. Mirëpo, duket se padroni i tij e ka bindur që të qëndrojë.

“Kam biseduar (me Abramovichin) dhe ai më beson. Besimi i tij është i madh dhe kjo më mjafton që të vazhdoj angazhimin”.
“Do të më pëlqente që të luaja më tepër për klubin, mirëpo e rëndësishmja është se gjithçka zgjidhet në fund”, ka thënë Torres për BBC Sport

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum