Benzema: Mou më flet si babai birit

e hënë, 28 maj 2012

Karim Benzemas. Foto: Getty Images
Karim Benzema e konsideron meritor Jose Mourinhon për rikthimin e formës së sulmuesit te Real Madridi.
 

Në sezonin e tij debutues me Los Blancos, francezi nuk kaloi aq mirë, mirëpo ai tashmë është pjesë e formacionit bazë të ekipit, ndërsa për këtë thotë se të gjitha meritat i takojnë trajnerit të tij.

“Mourinho flet me mua sikur një baba kur flet me birin e tij”.
“Në një nga seancat e para stërvitore, ai mu afrua dhe më tha në frëngjisht: ‘Si je? Shpresoj ta lëmë pas Benzeman e vitit të kaluar’”, ka thënë francezi për L'Equipe.

Ai ka sqaruar se është zhvilluar shumë si futbollist në Santiago Bernabeu, ku u transferua në vitin 2009 nga Lyoni.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum