Interi, dy lojtarë për Lavezzin

e mërkurë, 30 maj 2012

Ezequiel Lavezzi, Foto: Getty Images
Interi ende nuk është dorëzuar në luftën për transferimin e sulmuesit të Napolit, Ezequiel Lavezzi, duke dashur kështu që t’ia ofrojë klubit napolitan dy lojtarë për sulmuesin argjentinas.
 

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, tashmë është pajtuar me shitjen e Lavezzit dhe me PSG që është favorit absolut për firmën e tij, është La Gazzetta dello Sport që në mënyrë të befasishme zbulon se Nerazzurët kanë planifikuar goditjen përfundimtare.

Zikaltrit besohet se janë në gjendje të ofrojnë shërbimet e Goran Pandev dhe të 19 vjeçarit Juan, në mënyrë që Napoli ta lejojë kalimin e Lavezzit te Interi.
Nga ana tjetër, Tuttosport shkruan se Interi si alternativë për Lavezzin e ka një prej lojtarëve më të mirë të Catanias, Alejandro Gomez, i cili është në radarin e shumë klubeve evropiane. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum