Hart: Të fokusohemi te Newcastle

e martë, 1 maj 2012

Joe Hart (Foto: Getty Images)
Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, thotë se pas fitores së mbrëmshme ndaj Manchester United ata duhet të fokusohen në ndeshjen e radhës kundër Newcastle United.
 

City mposhti United falë golit të vetëm të shënuar nga kapiteni Vincent Kompany, që e riktheu skuadrën në maje të tabelës, me pikë të barabarta me United, por me diferencë më të mirë të golave.

“Ju mund ta ndjenit intensitetin, çdokush në stadium mund ta ndjente. Ne nuk kemi qenë të mirë ndonjëherë por ne jemi në një seri të mirë për momentin dhe luajtëm kundër një skuadre shumë të mirë dhe e mposhtëm”.

“Është mrekulli të fitojmë, por Newcastle tash është fokusi jonë. Ata po luajnë shumë mirë në ligë dhe St James’ Park do të jetë vështirë. Mezi e presim ndeshjen, për të bënë edhe një ndeshje më afër titullit”, ka thënë Hart.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum