Derbi milanez do ta vendosë titullin

e diel, 6 maj 2012

Derby della Madonnina, mes Interit dhe Milanit, do të jetë vendimtar për titullin e kampionit të Italisë – ka deklaruar legjenda rossonere, Gianni Rivera.

Kuqezinjtë gjenden një pikë prapa Juventusit në tabelën e Serie A dhe me një fitore në derbin e të dielës (dhe me dështimin eventual të Bianconerëve), do ta merrnin kreun e Kampionatit italian.

“Derbi do ta vendosë kampionatin, ndërsa sa i përket rezultatit është e pamundur të thuhet se kush ka përparësi në ndeshje të këtilla”, ka thënë Rivera për La Gazzetta dello Sport.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum