Aquilani pret trajnerin e ri të Liverpoolit

e mërkurë, 30 maj 2012

Alberto Aquilani, Foto: Getty Images
Mesfushori italian, Alberto Aquilani, ka pranuar se e ardhmja e tij do të zgjidhet pasi që Liverpooli ta finalizojë angazhimin e trajnerit të ri.
 

Aquilani e kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi te Milani, mirëpo Rossonerët nuk janë të interesuar që ta blejnë atë.
“Po pres që Liverpooli të vendosë rreth emrit të trajnerit të ri dhe të riorganizohet. Pastaj do të duhet të takohemi, në mënyrë që të kuptoj planet e tyre”.

“E vetmja gjë që mund të bëj, është që të marr vendimin e duhur. Për mua është me rëndësi që të më jepet mundësia për të kontribuuar, të luaj mirë dhe rregullisht”, ka thënë mesfushori përLa Gazzetta dello Sport.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum