Zanetti shpreson në vendin e tretë

e enjte, 12 prill 2012

Javier Zanetti, Foto: Getty Images
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka deklaruar se Nerazzurët nuk janë dorëzuar ende në luftë për vendin e tretë në Serie A, pas fitores shumë të rëndësishme ndaj Sienës në Giuseppe Meazza.
 

“Pozita e tretë do të jetë e vështirë sepse ka ekipe tjera para nesh – do të jetë e vështirë deri në fund”.

“Por, ne do të japim gjithçka deri në ndeshjen e fundit. Këtë sezon, përpos Juventusit dhe Milanit, të gjitha ekipet tjera janë në gjendje që të lëshojnë pikë”, ka deklaruar Zanetti para takimit ndaj Udineses

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum