Young i ngazëllyer me fitoren ndaj Blackburn

e martë, 3 prill 2012

Ashley Young (Foto: Getty Images)
Golashënuesi i Manchester United, Ashley Young, është i ngazëllyer me kontributin e tij në fitoren 2-0 ndaj Blackburn Rovers.
 

“Ishte një fitore e madhe për ne. Ne e dinim se nëse fitojmë këtu, atëherë ne do të shkojmë pesë pikë në maje të tabelës. Ishte një rezultat i mrekullueshëm dhe një paraqitje e shkëlqyeshme”.

“Është koha vendimtare e sezonit – çdokush në skuadër e di këtë. Është një lojë ekipore, këtë na ka thënë menaxheri dhe është e qartë se ne kishim disa ndryshime sonte, por çdokush në ekip mund të bëjë punë dhe ne e bëmë atë sonte”, ka thënë Young. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum