Van Bommel i duhuri për PSV

e diel, 8 prill 2012

Mark Van Bommel, Foto: Getty Images
Mbrojtësi i PSV, Wilfred Bouma, mendon se mesfushori i Milanit, Mark van Bommel, do të ishte njeriu i duhur për klubin holandez.

Klubi nga Eindhoven është i interesuar që ta kthejë holandezin (që ka luajtur te PSV gjatë viteve 1999-2005), ndërsa edhe drejtori sportiv, Marcel Brands, ka konfirmuar se do të tentojnë transferimin e tij gjatë verës.

“Ai është pikërisht lojtari që na nevojitet. Pse ai do të ishte i përsosur për PSV? Thjeshtë sepse është Van Bommel. Ai gjithmonë ka pasur një mentalitet të shkëlqyer dhe është një lider i vërtetë”, ka thënë Bouma për Eredivisie Live.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum