Roberto Mancini ka pranuar se Manchester City do të tentojë ta shesë Mario Balotellin gjatë verës që vjen.
I pyetur nga gazetarët nëse City po planifikon ta shesë SuperMarion në verë, Mancini u përgjigj: “Me gjasë, po”.
“Unë gjithmonë e mbroj atë, sepse është një djalë i mirë, por nëse ai nuk ndryshon në të ardhmen, ai mund ta humbë gjithë talentin e tij”.
“Nëse ai nuk e kupton këtë edhe pas dy vitesh, unë nuk mund të bëj asgjë. Shpresoj që ai të përmirësohet dhe të kuptojë se nuk mund të vazhdojë të luajë kështu”.
“Për të ardhmen dhe për talentin e tij, ndjej keqardhje për të”, ka thënë Mancini për SkySports.