Valdes: Barca nuk është vetëm Messi

e hënë, 16 prill 2012

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes (Foto: AP)
Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, thotë se Chelsea do të gabojë nëse do të fokusohet për të ndaluar vetëm Lionel Messi.
 

Barcelona të mërkurën udhëton në Stamford Bridge në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në kërkim për t’u kualifikuar në finalen e dytë radhazi.

“Messi është numër 1 në botë, kjo është e padiskutueshme. Çdo rival ka frikë nga ai, por nëse ju zhvilloni një sistem për ta ndaluar atë, kjo e bën situatën më të mirë për sulmuesit tjerë dhe kjo është një avantazh i madh për ne”.

“Të ndalosh Leo është gjithmonë vështirë pasi ai është i jashtëzakonshëm në çdo ndeshje dhe shënon aq shumë gola”, ka thënë Valdes

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum