Torres: Jo gjithnjë fitojnë më të mirët

e martë, 24 prill 2012

Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres (Foto: Getty Images)
Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, ka paralajmëruar Barcelonën se “skuadra më e mirë jo gjithmonë fiton”, derisa Blutë përgatiten të mbrojnë rezultatin 1-0 në ndeshjen e sotme kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
 

“Është e qartë se Barcelona është një hap përpara klubeve tjera. Ata kanë arritur në pesë gjysmëfinalet e kaluara dhe kjo nuk është e lehtë aspak, por kështu është futbolli: skuadra më e mirë jo gjithmonë fiton”.

"Xavi dhe Iniesta janë lojtarë të cilët e diktojnë ritmin e lojës. Kur ju luani kundër tyre, ju duhet të dini se ata po e udhëheqin lojën”.

“Shumë skuadra të cilat luajnë ndaj Barcelonës, mendoj se ju duhet ta vidhni topin para tyre, por nuk mendoj se kjo është e mundshme”.

“Ju duhet të shfrytëzoni armë të ndryshme kundër tyre. Nëse dëshironi të vidhni topin, ju nuk do të arrini ta menaxhoni atë dhe do të lodheni, dhe pastaj krijoni më shumë hapësira për kundërshtarin tuaj”, ka thënë sulmuesi spanjoll.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum