Santamaria: Ronaldo e meriton Topin e Artë

e martë, 24 prill 2012

Cristiano Ronaldo (Foto: AP)
Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Jose Santamaria, beson se Cristiano Ronaldo, e meriton ta fitojë FIFA Topin e Artë pas formës impresive në sezonin 2011/12.
 

Portugezi ka shënuar 42 gola në 34 paraqitje në La Liga këtë sezon, derisa ka shënuar edhe 12 në garat tjera, dhe Santamaria mendon se 27-vjeçari duhet të shpërblehet për paraqitjet e tij.

“Për momentin duket sikur ai është i aftë të thyejë çdo rekord që dëshiron ta thyejë. Ai mund t’i vendosë ndeshjet i vetëm dhe mendoj se ai meriton ta fitojë Topin e Artë”.

“Do të më pëlqente ta shoh atë ta fitojë, por ka edhe lojtarë të tjerë të cilët kanë lënë shenja. E gjithë do të varet nga kriteret të cilat përdoren. Është vështirë të thuash nëse ai do ta fitojë”, ka thënë Santamaria.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum