Tevezi drejt Anzhit

e martë, 3 prill 2012

Carlos Tevez (Foto: Getty Images)
Manchester City raportohet se dëshiron t’ia ofrojë sulmuesin Carlos Tevez klubit të pasur rus, Anzhi Makhachkala.
 

Sports Illustrated shkruan se Anzhi planifikon të investojë rreth 300 milionë euro në transferime të reja gjatë tre sezoneve të ardhshme. Dhe, në mesin e shumë yjeve që lidhen me kalim në kampionatin rus, përmendet edhe Tevez.

Agjentët e argjentinasit raportohet se tashmë kanë biseduar me Anzhin për transferimin e sulmuesit i cili sapo është rikthyer në fanellën e Cityt pas mungesës gjashtëmujore për shkak të mosmarrëveshjeve me menaxherin Roberto Mancini

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum