Reja: Titullin do ta fitojë Juventusi

e martë, 10 prill 2012

Edy Reja
Trajneri i Lazios, Edy Reja, mendon se titullin e Serie A këtë sezon do ta fitojë Juventusi.
 

Zonja e Vjetër gjendet në maje të tabelës me një pikë më shumë se Milani, ndërsa Reja, i cili do ta sfidojë Juven të mërkurën mbrëma, mendon se Bianconerët do ta mbajnë kreun deri në fund të kampionatit.

“Duke shikuar listën e ndeshjeve, mendoj se ata (Juventusi) do të qëndrojnë aty (në vend të parë) deri në fund”.

“Duhet ta përgëzoj Conten, ai ka bërë punë të jashtëzakonshme. Antonio i ka dhënë një mentalitet të veçantë ekipit të tij, ai e ka ndërruar filozofinë e tyre dhe ka sjellë lojtarë të rinj”.

“Ata janë finalistë të Kupës së Italisë dhe gjenden në krye të kampionatit”, u ka thënë Reja gazetarëve.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum