Perez t’ia rritë pagën Ronaldos?

e hënë, 16 prill 2012

Cristiano Ronaldo (Foto: AP)
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, raportohet se dëshiron ta rinegociojë marrëveshjen aktuale të Cristiano Ronaldos.
 

Ronaldo, i cili erdhi te Real Madridi nga Manchester United për një shumë prej 94 milionë euro, ka qenë i jashtëzakonshëm me fanellën e bardhë.

Duke qenë i vetëdijshëm se United, Manchester City dhe Chelsea të gjithë janë duke shprehur interesim për ta rikthyer portugezin në Angli, Florentino ka filluar negociatat për të rinovuar kontratën e lojtarit.

Ecodiario shkruan se Ronaldo aktualisht fiton 12 milionë euro në vit dhe ka kontratë deri në vitin 2015. Megjithatë, Florentino është i gatshëm ta shtojë pagën e lojtarit, me një ofertë prej 16 milionë eurosh në vit, për ta bindur atë ta vazhdojë marrëveshjen deri në vitin 2017.

Edhe pse një shumë kaq e madhe, paga prej 16 milionë eurosh në vit do ta rreshtonte Ronaldon si futbollin e dytë më të paguar në botë, pas yllit të Anzhit, Samuel Eto'o, i cili fiton 20 milionë euro

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum