Mourinho i ngazëllyer me paraqitjen

e diel, 1 prill 2012

Jose Mourinho, Foto: Reuters
Jose Mourinho ka lëvduar paraqitjen profesionale të lojtarëve të tij ndaj Osasunës në fitoren e lartë me rezultat 5-1 mbrëmjen e kaluar.


“Më pëlqeu mënyra se si lojtarët u janë përgjigjur thirrjeve të mia. Nuk ishte ndeshje e lehtë. Granero dhe Albiol nuk kanë luajtur dhe aq, por u përgjigjën mirë”.

“Ne jemi të ngazëllyer që ndeshja shkoi mirë për ne. Jam i kënaqur me Graneron dhe Albiol ashtu sikurse me Sahinin që ishte i shkëlqyer në Qipro. Unë falënderoj këta lojtarë”, është shprehur Mourinho

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum