Milioneret festojn titullin

e shtunë, 21 prill 2012

Foto: Getty Images
Me fitoren prej 2-0 kundër Monchengladbachut, Borussia Dortmundi e ka siguruar edhe matematikisht titullin e Bundesligas.
 

Ishte minuta e 23-të kur Ivan Perisic kaloi vendasit në epërsi dhe me këtë rezultat u mbyll gjysma e parë.
Në gjysmën e dytë që u zhvillua në Signal Iduna Park, Shinji Kagawa e vulosi fitoren (59’).

Kur kanë mbetur edhe dy javë për t’u zhvilluar, Borussia Dortmundi gjendet tetë pikë përpara përcjellësit të parë Bayern Munich dhe shpallet kampion i Gjermanisë për sezonin 2011/2012. /

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum