“Milani, 50% gjasa për të fituar LK”

e hënë, 2 prill 2012

Lojtarët e Milanit duke e festuar, Foto: Getty Images
Ish-sulmuesi i Milanit, Marco Simone, beson se Rossonerët janë në gjendje që këtë sezon ta fitojnë Ligën e Kampionëve, por shtoi se gjasat për të realizuar këtë janë 50 përqind.
 

“Milani ka 50 përqind të gjasave për të eliminuar Barcelonën dhe për ta fituar garën në tërësi edhe pse ka shumë ekipe tjera të mëdha”.

“Barcelona po luan më mirë se Milani për moment, por klubi italian pa dyshim se është ndër më të mëdhenjt në botë. Unë mendoj se Barcelona ka arsye për t’u brengosur pas ndeshjes së parë. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë për ata në Camp Nou”, ka thënë Simone.

Ndeshja kthyese mes Milanit dhe Barcelonës zhvillohet në Camp Nou të martën mbrëma.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum