Malouda mund të largohet

e shtunë, 28 prill 2012

Florent Malouda, Foto: Getty Images
Anësori i Chelseat, Florent Malouda, nuk e di nëse do të qëndrojë në Stamford Bridge në sezonin e ardhshëm.
 

31-vjeçari ishte jashtë planeve të Andre Villas-Boas gjatë kohës sa ishte trajner, ndërsa tani e ka gjetur veten prapa Salomon Kalou nën drejtimin Roberto Di Matteos.

Njoftimi rreth transferimit të Marko Marin nga Werder Bremeni e kufizon edhe më shumë minutazhin që mund t’i jepet francezit.

“Kam edhe një vit në kontratë dhe ka shumë dyshime për atë që do të ndodhë. Është e pamundur për mua që ta pozicionoj veten për sezonin e ardhshëm sa i përket zgjedhjes (për të luajtur)... Gjithçka po zhvillohet shumë shpejtë këtu”, ka thënë Malouda përLe Parisien.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum