Ibra nuk e dëshiron Guardiolan te Milani

e shtunë, 28 prill 2012

Zlatan Ibrahimovic dhe Pep Guardiola, Foto: AP
Zlatan Ibrahimovici është i gatshëm të largohet nga Milani, nëse Silvio Berlusconi e angazhon Pep Guardiolan në postin e trajnerit.
 

Guardiola do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, ndërsa La Gazetta dello Sport ka raportuar se Rossonerët do të përpiqen ta angazhojnë atë në San Siro.

Duke ditur mosmarrëveshjet e të kaluarës në Camp Nou mes Ibras dhe Pep, mediat spekulojnë se sulmuesi do të largohet nëse ndodh diçka e tillë.
Mirëpo, thuhet se Berlusconi dëshiron të ndërmjetësojë në rregullimin e raporteve mes Ibrahimovicit dhe Guardiolas, pasi që i dëshiron të dy te klubi

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum