Lampard: Chelsea e meritoi finalen

e hënë, 16 prill 2012

Frank Lampard (Foto: AP)
Njëshi i Chelseat, Frank Lampard, thotë se Blutë e merituan fitoren në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës FA kundër Tottenhamit.
 

Lampard, i cili shënoi edhe vetë në fitoren 5-1, ka thënë se nuk e ka parë golin e dytë kontrovers pasi ai goditi nga këndi, por beson se Chelsea e ka merituar fitore pavarësisht atij golit.

“Unë nuk e kam parë. Të jemi të drejtë, nëse ishim me fat, atëherë ishim. Arbitri e dha atë. Ne nuk kemi biseduar për këtë. Ne shënuam mjaft gola dhe krijuam mjaft shanse sot dhe me kalimin e lojës ne treguam se meritojmë ta fitojmë”.

“Ishte një ndeshje e mrekullueshme. Mendoj se ne luajtëm në mënyrë brilante. Pjesa e parë ishte e vështirë”.
“Didier shënoi një gol spektakolar. Mendoj se ne merituam ta fitojmë atë ndeshje me sasinë e shanseve që krijuam. Tottenham është skuadër e kreut por sot ne fituam bindshëm”, ka deklaruar Lampard pas sfidës së djeshme.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum