Ky Bayern si Reali i vitit 1998

e hënë, 23 prill 2012

Jupp Heynckes, Foto: AP
Lojtari i dikurshëm i Real Madridit, Manuel Sanchis, mendon se Jupp Heynckes ka ndërtuar një skuadër te Bayern Munichu, të ngjashme me atë të Los Blancos, e cila në vitin 1998 fitoi Ligën e Kampionëve.
 

Dy klubet po luftojnë për një vend në finalen e garës më të madhe evropiane për klube, ndërsa bavarezët kanë epërsi prej 2-1 nga takimi i parë gjysmëfinal.

Sanchis, i cili ka luajtur nën drejtimin e Heynckes te Reali në sezonin 1997/1998, ka thënë se performanca e klubit gjerman i ngjan asaj të Mbretërve të dikurshëm.

“Ai ia solli atë kualitet Madridit të vitit 1998 dhe kam vërejtur se Bayerni aktual po luan në një mënyrë shumë të ngjashme”, ka thënë spanjolli për faqen zyrtare të UEFA-s.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum