Guardiola: Nuk do të mbrohemi ndaj Milanit

e martë, 3 prill 2012

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola (Foto: Reuters)
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ata do të kërkojnë fitore në ndeshjen e sotme çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Milanit.
 

“Situata është e thjeshtë. Kushdo që fiton do të shkojë në gjysmëfinale. Perceptimin të cilin e kam është se ne duhet ta ngremë lojën tonë duke menduar se Milani mund të shënojë kundër nesh”.

“Në ditët e fundit e kam studiuar se si ne mund të krijojmë shumë shanse pa qenë të dëmtuar në mbrojtje. Nuk brengosem nëse ne pranojmë gol, por duhet të gjej mënyrat për të krijuar sa më shumë shanse”.

“Ne do të përpiqemi të sulmojmë në mënyrën më të mirë dhe sa më shpesh. Mendoj se edhe nëse do të ishte 3-0 ne nuk do të ndalonim, do të kërkonim edhe një gol tjetër”, ka thënë Guardiola. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum