Guardiola ia uron Realit titullin

e diel, 22 prill 2012

Pep Guardiola, Foto: Getty Images
Pas disfatës në Camp Nou, trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është dorëzuar në garën për titullin e Primera Divisionit spanjoll.
 

Real Madridi triumfoi me rezultat 2-1 në ‘el Clasico’ dhe tash është shtatë pikë përpara Barcelonës kur kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u zhvilluar.

“Para së gjithash, urime Madridit për fitoren dhe për konfirmimin e titullit”, ka deklaruar Pep pas ndeshjes.
Ai ka thënë se Blaugranët tash do të fokusohen në Ligën e Kampionëve dhe to të përpiqen ta përmbysin epërsinë e Chelseat.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum