Mesfushori i jashtëzakonshëm shqiptar, Granit Xhaka, besohet se ka pranuar ofertën e klubit gjerman, Borussia Monchengladbach dhe pritet që ai të kalojë në Bundesliga me të përfunduar sezoni.
Në janar, Baseli refuzoi një ofertë prej 7 milionë eurosh nga Hamburgu për shërbimet e Xhakës.
Shuma e transferimit të Xhakës nuk është zbuluar, por besohet se do të jetë diku rreth 10 milionë euro, marrë parasysh 17.1 milionë eurot që Monchengladbach do t’i marrë nga shitja e Marco Reus te Dortmund