Manchester United ka shënuar fitore të lehtë në Old Trafford me rezultat 2-0 ndaj Queens Park Rangers, duke thelluar diferencën me Manchester Cityn në tetë pikë dhe duke prekur titullin gjashtë javë pa përfunduar sezoni.
Pas 15 minutash lojë, Shaun Derry përjashtohet nga loja dhe Manchester United fiton një penalti, të cilën me sukses e konkretizoi sulmuesi më i mirë anglez, Wayne Rooney.
Në pjesën e dytë u formalizua fitorja e Djajve. Në lojë në ndërkohë hyri edhe Ryan Giggs dhe impakti i legjendës ishte i pa shmangshëm, pasi disa minuta më vonë, Paul Scholes realizoi dhe golin e dytë për vendasit për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar të takimit.
Me këtë fitore Manchester United ka 79 pikë në vendin e parë, tetë pikë më shumë se Manchester City që në ora 17:00 zhvillon takimin derbi ndaj Arsenalit në Emirates