Galliani: Referim katastrof

e diel, 1 prill 2012

Adriano Galliani, Foto: Getty Images
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, është shprehur i frustruar me nivelin e referimit në ndeshjen ndaj 
Catanias që përfundoi me barazim, duke thënë se këto gabime të gjyqtarëve mund të kushtojnë me titull.
 

“Nuk kam shumë për të thënë. Unë kurrë nuk flas për gjyqtarët. Por, është hera e dytë që në një ndeshje topi kalon vijën fatale. Kur e kalon vijën fatale, është gol - por jo për ne”.

“Është hera e dytë që po ndodh kjo. Së pari ndaj Juventusit dhe tani ndaj Catanias. Është mjaft e pa pranueshme. Në ndeshjet tjera ata i kanë parë mirë këto gjëra, por ne jemi fatkeq. Shpresoj që fati të mos na e kthejë shpinën për ndeshjet e ardhshme të cilat do të jenë kruciale në luftën për titull”, ka deklaruar Galliani pas takimit

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum