Enrique: Kjo është Roma ime

e enjte, 12 prill 2012

Trajneri i Romës, Luis Enrique (Foto: Getty Images)
Trajneri i Romës, Luis Enrique, është në humor të mirë pas fitores 3-1 ndaj Udineses dhe afrimit në vetëm një pikë ndaj vendit të katërt.
 

“Kjo është Roma ime. Këtë sezon ka pasur shumë disfata, që është keq për tifozët, klubin dhe ne, por kjo skuadër ka karakter dhe dëshiron të qëndrojë afër skuadrave që luftojnë për Evropë”.

“Jam i kënaqur me djelmoshat, pasi ata e merituan këtë fitore sonte. Ne po ashtu kemi humbur ndeshje me Francescon, andaj ju nuk mund të thotë se ishte vetëm Totti që ndryshoi skuadrën. Përveç kësaj, Lecce mposhti Catanian këtë mbrëmje, andaj ata nuk janë edhe aq keq”.

“Ishte mrekulli të shohësh besimin e tifozëve gjatë ndeshjes dhe ata u sollën mrekullueshëm. Entuziazmi nuk ishte aty para ndeshjes, por ata na ndihmuan t’ia dalim më mirë se sa një skuadër e shkëlqyeshme si Udinese”, ka thënë Enrique pas fitores

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum