Emery: Nuk e deshëm Atleticon

e premte, 6 prill 2012

Unai Emery (Foto: AP)
Trajneri i Valencias, Unai Emery, ka thënë se ai nuk ka dashur të përballet me ATletico Madridin në gjysmëfinale të Europa League, pasi skuadra e tij eliminoi AZ Alkmaar në çerekfinale të kësaj gare.
 

Los Che janë caktuar të përballen me skuadrën tjetër spanjolle në katërshen e fundit, pasi eliminuan holandezët e AZ Alkmaar me rezultat 5-2 nga të dyja ndeshjet.

“Sfida kundër Atletico Madrid do të jetë shumë kërkuese. Ne deshëm ta shmangin Atleticon dhe ata deshën të na shmangin neve”, ka thënë Emery.

Valencia ka një sfidë të vështirë këtë vikend, pasi të dielën viziton Real Madridin në Santiago Bernabeu në derbin e javës në kampionatin spanjoll

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum